Arbëri

Kush shpërndan fletushka/broshura vend e pa vend, do gjobitet me 90 euro

Nga Komuna e Prishtinës, është dhënë një njoftim për ndalimin e fletushkave/broshurave.

Të gjithë ata që shpërndajnë fletushka apo broshura jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna, do t’iu shqiptohet gjoba prej 90 euro.

“Njoftojmë të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, se hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet dënimi prej 90.00 Euro”, thuhet në njoftim, të cilin e ka publikuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton Koha.net.

Aty thuhet se me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna.

“Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë”, thuhet në njoftim.