Arbëri

Komuna e Prishtinës pret të marrë tokë nga KRU “Prishtina”

Foto: Koha

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se toka e KRU ‘Prishtina’, te Fusha e Pajtimit është tepër afër të kalojë në pronësi të komunës.

Ai ka shkruar në Facebook se vitin e kaluar e kanë bërë këtë kërkesë pranë MZHE-së e KRU Prishtinës.

“Kemi pasur edhe shumë takime. Këto ditë Bordi i KRU Prishtinës e ka aprovuar këtë kërkesë. Tash çështja do kalojë pranë Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike për aprovim e pastaj tek Qeveria e Kosovës. Shpresoj që këto dyja po ashtu ta aprovojnë këtë kërkesë. Arsyeja është e thjeshtë. Kjo tokë ka kapacitet të absorboj një çerdhe apo shkollë, një park dhe një fushë sportive”, ka shkruar ai.

Sipas tij, banorët e banesave sociale te Fusha e Pajtimit do kenë qasje të menjëhershme te kjo infrastrukturë e re.