Arbëri

Nesër organizohet një aksion pastrimi në Gërmi

Foto: Koha

Organizata “Let’s Do It Kosova” njofton se nesër, më 6 mars duke filluar nga ora 12:00, do të fillojë një aksion pastrimi në Gërmi në Prishtinë.

Në aksion, përveç vullnetarëve të kësaj organizate, do të marrin pjesë edhe studentë nga Shkolla e Mesme Internacionale “UWC Adriatic” e Italisë, ndërsa largimin e mbetjeve të grumbulluara do ta bëjë KRM “Pastrimi”, transmeton Koha.net.

Ky aksion organizohet në bashkëpunim me një grup studentësh nga Shkolla e Mesme Internacionale “UWC Adriatic”, të Italisë.

Let’s Do It u bën thirrje të gjithë të interesuarve që t’i bashkohen aksionit të nesërm.