Arbëri

“KRU Prishtina” bleu automjete gati dyfish më të shtrenjta se në treg

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Afro 66 mijë euro është totali i faturës që i ka kushtuar kompanisë “Ujësjellësi Rajonal Prishtina” (KRU Prishtina) blerja e tre “Golf 5”, tre “Pickup”, tre “Rimorkio” dhe servisimet e rregullta për 1 vit.

Çmimi që ka paguar “KRU Prishtina” për këto automjete është gati dyfish më i lartë sesa në tregun e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Bazuar në çmimin real i bie se kjo kompani ka paguar mbi 20 mijë euro më shtrenjtë sesa është çmimi real në treg.

Veturat dhe “Pickupët” që i ka blerë “KRU Prishtina”, sipas kompanisë furnizuese “Artius Group”, janë automjete të përdorura të vitit 2009/2010, derisa “Rimorkiot” janë të reja me vit të prodhimit 2018. Veturat janë importuar nga Gjermania, kurse “Pickup” nga Zvicra.

Procedurat e doganimit të një veture që vjen nga jashtë kushtojnë mbi 2 mijë euro, duke përfshirë këtu akcizën, doganën dhe homologimin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)