Arbëri

Shpresa Shala, drejtoreshë e Arsimit në Prishitnë

Foto: Driton Paçarada

Shpresa Shala është emëruar në krye të drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka njoftuar se Shala deri sot ishte drejtoreshë e shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ndërsa “në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, si dhe bashkëpunimin me Këshillin e Prindërve”.

Ndryshimet e shpeshta në kabinetin e Ahmetit, qytetarët i shohin negative

“Edhe më me rëndësi, shkolla ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve. I urojmë suksese në punën e mëtutjeshme në menaxhimin e arsimit në komunën tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Shala zë vendin e Jonuz Salihajt që u shkarkua javën e shkuar. Salihaj akuzoi partinë e tij, AAK-në, se e ka larguar nga puna për shkak se kishte rezistuar që të pranonte nxënës nëpër shkollat e mesme të kryeqytetit, sipas kërkesave të udhëheqësve të partisë. Kjo u mohua nga AAK-ja.