Arbëri

Ndërpritet ngrohja në kryeqytet

Foto: Koha

“Termokos” në koordinim të plotë me KEK-un, pas ngritjes së temperaturave në Kosovë ka marrë vendim që të ndërpres sot furnizimin e mëtutjeshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët e vet.

Furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje, gjë e cila lejohet edhe me aktet ligjore në fuqi, kishte filluar javën e kaluar pas rënies së temperaturave dhe kërkesave të konsumatorëve për vazhdimin e furnizimit me ngrohje.

Furnizimi me ngrohje ka vazhduar pa ndërprerje për më shumë se një javë, më saktësisht për aq kohë sa kjo ka qenë e nevojshme.

“Zgjatja e furnizimit me ngrohje jashtë sezonit të rregull ngrohës, të përcaktuar me aktet ligjore në fuqi, ka ndodhur për herë të parë në historinë e ekzistimit të ngrohtores, ndërkohë që NP “Termokos” ka marrë shumë falënderime dhe mesazhe inkurajuese nga konsumatorët për ngrohjen e mjaftueshme dhe cilësore, që u kemi ofruar këtyre ditëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.