Raport i KTV-së për djegiet e veturave në Dardani të Prishtinës

21 shkurt 2017 19:24

11 vetura janë djegur në lagjen Dardania të Prishtinës.

Zjarri i nisur rreth orës 3 e gjysmë të mëngjesit të së martës, fillimisht në kontejnerët ngjitur me hapësirën ku ishin të parkuara veturat, 4 prej tyre i ka dëmtuar plotësisht, raporton KTV.

Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë zjarrfikësit dhe zjarri është lokalizuar rreth një orë më pas. Pronarët e veturave që nuk kishin sigurim të plotë të veturës vetëm shpresojnë se kompanitë dhe byroja kosovare e sigurimeve do të marrin parasysh situatën e tyre.

Megjithëse në komunikatën e policisë theksohet se bazuar në hetimin fillestar, dyshohet se zjarri ka ardhur nga ndezja e mbeturinave, hetimet për ndriçimin e plotë të rastit janë duke vazhduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme