Arbëri

Gecaj ironizon nëse Kushtetuesja nuk miraton kërkesën e Abrashit për kryetar të Prishtinës

Zyrtari i LDK-së, Bajram Geci, në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesës së Arben Abrashit, në lidhje me zgjedhjen e Shpend Ahmetit, atëherë pjesë e Vetëvendosjes, kryetar të Komunës së Prishtinës, ka ironizuar me një vendim që do të refuzonte kërkesën e Abrashit.

Më poshtë postimi i Bajram Gecajt përmes rrjetit social:

Nëse Gjykata Kushtetuese vendosë kundër kërkesës së Arban Abrashi, atëherë Kuvendi i Kosovës duhet të aprovoi disa ndryshime substanciale në Ligin Zgjedhorë. Këto ndryshime do të lehtësonin punën e gjyqtarëve dhe do ti lironin nga presioni i shkeljes së ligjit e normave morale!

Ndryshimet e propozuara duhet të jenë:

• Lejimi i transportit dhe ndikimit te votueseve nga OJQ-të fantome;

• Lejimi i votimit të votueseve nga komunat e tjera;

• Ndikimin votueseve përmes sms-ëve;

• Dëmtimin e procesverbaleve të kutive sipas nevojës;

• Asgjësimin e fletëvotimeve menjëherë pas zgjedhjeve,

• Largimin e heshtjes zgjedhore;

• ...e shumë shkelje tjera të tilla të cilat janë provuar në ankesën e Arban Abrashit;

Gecaj postimin e tij e shoqëron me fotografinë që po e publikojmë këtu.