Arbëri

Në Mati 2 lihen në gjysmë punimet, baltë në vend të kubëzave

Descriptive Text

Banorët e një rruge të papërfunduar në lagjen Mati 2, ankohen se gjysma e rrugës së pashtruar, po u krijon vështirësi.

Ata thonë se pavarësisht premtimeve për rifillim të punimeve pas pak muajsh, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas gjysmë viti, raporton “038” në KTV.

Në vjeshtë u ndalën punimet në këtë rrugë, në lagjen Mati 2.

Megjithëse në numër të paktë, banorët që jetojnë në gjysmën e rrugës së pashtruar, po ankohen që u “lanë anash” nga komuna.

Pavarësisht premtimeve për rifillim të punimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vështirësi thonë se kanë kur ka reshje. Telashet e tyre disa herë ia kanë adresuar Komunës së Prishtinës.

Sipas tyre, prioritet në shtrim është dashur të kenë rrugët e banuara, para disa të tjerave, që, sipas tyre, shfrytëzohen shumë pak ose hiç.