Arbëri

“Pastrimi” e FSK bashkë në heqjen e deponimeve ilegale të mbeturinave

Kompania “Pastrimi” në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), do mbajë aksionin për largimin e deponive ilegale, ky aksion do të përkrahet nga Shoqata “PAMKOS”, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe komunat në të cilat Kompania “Pastrimi, kryen shërbimin e mbeturinave.

Aksioni do të mbahet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, që për mesazh ka vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient më të mirë dhe të shëndoshë.

Aksioni do të fillojë në orën 08-14 dhe agjenda e largimit të deponive të egra në Qytetin e Prishtinës do të jetë si në vijim: Rr. Afrim Zhitija, pika 1;

Rr. Afrim Zhitija, pika 3; Rr. Afrim Zhitija, pika 4; Rr. Mehmet Gradica; Rr. Hyzri Talla; Rr. Sylejman Vokshi; Te Fontana; Rr. 28 Nëntori; Rr. Iliaz Kodra; Rr. Iliaz Kodra-Parkingu te Bast Trade; Rr. Afrim Vitia; Parkingu i Flamurtarit; Rr. Rifat Berisha.