Arbëri

Rruga e zgjeruar në Veternik i afrohet shumë banesave

Të martën, pa përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, kryeministri Isa Mustafa me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, shënuan zyrtarisht fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës në Veternik.

Kjo rrugë, pas përfundimit të punimeve, do t’i ketë 8 korsi, shteg të biçiklistëve, trotuare dhe ndriçim.

Me këtë zgjerim në të dy anët, distanca mes rrugës dhe ndërtesave kolektive do të ngushtohet.

Kjo distancë e vogël, që në disa raste mund të jetë më pak se 10 metra, sipas ekspertit të sigurisë së komunikacionit, Nol Deda, përbën shkelje të ligjit.

Në Komunën e Prishtinës, thonë e rruga është në vijë me planin rregullues të miratuar nga qeverisja e kaluar.

Projekti, në vlerë gati 3 milionë euro, është paraparë të realizohet në 2 llote me gjatësi 1.5 kilometra. Lloti i parë do të jetë krahu i majtë i drejtimit Prishtinë-Veternik dhe parashihet të përfundojë pas 150 ditësh, ndërsa tjetri në afat prej 110 ditësh, raporton 038.