Arbëri

Audi Q7 e ish-kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa mund të shitet deri më 8 maj

Audi Q7 i ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa ka dal në shitje.

Kryetari aktual, Shpend Ahmeti premtimin për shitjen e tij e kishte dhënë në ditën që fitoi zgjedhjet në dhjetor të vitit 2013 dhe tek tash 4 vjet më vonë premtimi pritet të realizohet.

Sipas specifikave të ankandit, vetura e vitit 2011 ka ndërrues të shpejtësive automatike.

E blerë 70 mijë euro ajo në shitje del me vlerë minimale prej 31 mijë eurosh.

Me 8 maj do të dorëzohen ofertat për ata që duan të blejnë veturën e cila sipas Ahmetit shpenzon shumë derivate.

Një natë më parë, kryetari i Prishtinës në “Interaktiv” tha se ka mërgimtar të interesuar për ta blerë atë.