Arbëri

Pacolli: Ahmeti ka humbur fondin prej 500 mijë eurosh

Foto: Koha / ilustrim

Fitore Pacolli, ish-shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës,Shpend Ahmeti, ka akuzuar këtë të fundit se ka humbur gjysmë milionë euro fond nga Bashkimi Evropian për një çerdhe në lagjen Kolovica e Re.

Në emisionin “038”, deputetja e VV-së, tha se BE-ja ka qenë në pritje të dërgimit të lokacionit dhe dokumenteve të pronësisë për të vazhduar me ndërtimin e objektit por kjo sipas saj, nuk ka ndodhur.

“Ahmeti nuk po i ecën projektet përpara. Ai nuk ka hapur çerdhen në “Kodrën e Trimave” ndonëse ajo ka qenë tërësisht gati tash e 1 vit. Për shkak se nuk i dërguan BE-së lokacionin për objektin e çerdhes për Kolovicën e Re, fondi prej 500 mijë eurosh është humbur. “Kodra e Trimave” dhe Kolovica janë lagje që kanë nevojë për investime nga Komuna”, ka deklaruar Pacolli.