Arbëri

Kryetari Ahmeti falënderon Kosnettin për ndihmën që SHBA-ja ia jep Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S Kosnett.

Siç njofton komunikata nga media, Ahmeti, në emër të Komunës së Prishtinës, falënderoi ambasadorin për ndihmën e SHBA-së për komunën përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

“Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në tre vitet e ardhshme ku edhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera. Ambasadori Kosnett dhe kryetari Ahmeti diskutuan edhe për situatën politike në vend”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.