Arbëri

Punëtorët e Pallatit të Rinisë thonë se s’kanë marrë paga me muaj, as s’janë kompensuar për punët shtesë

Ndër ligjet e para që nënshkroi kryeministri Haradinaj, ishte ai për Prishtinën, i cili i hapi rrugë Pallatit të Rinisë që të kalojë nën menaxhimin e Komunës.

Por, ka disa muaj që punëtorët e pallatit po përballen me vështirësi, meqë nuk kanë marrë paga dhe kanë shumë ankesa të tjera, raporton KTV.

Me ta është takuar ushtruesi i detyrës i drejtorit, i emëruar së fundit nga komuna.

Punëtorët thonë se nuk u besojnë më premtimeve të komunës.

Paralajmërojnë se nëse në një afat të caktuar nuk u plotësohen kërkesat, atëherë do t’i ndërpresin të gjitha aktivitetet kulturore që mbahen aty.

Punëtorët e këtij Pallati, ditë më parë, kanë mbajtur edhe grevë pikërisht për këto ankesa.

Pasi qeveria miratoi ligjin në dhjetorin e vitit të kaluar, zyrtarisht më 12 shtator të këtij viti, AKP-ja ia dorëzoi Pallatin e Rinisë Komunës së Prishtinës.