Arbëri

Pallati i Rinisë në Prishtinë shndërrohet në ndërmarrje publike lokale

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës sot mori lajmin e mirë nga Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, se Pallati i Rinisë është regjistruar si Ndërmarrje Publike Lokale “Pallati i Rinisë” Sh. A.

Me të marrë këtë lajm, Komisioni i Aksionarëve i përbërë nga Mimoza Sylejmani, Shefqet Osmani dhe Avni Zuka, emëruan anëtarët e bordit të drejtorëve si në vijim:

Arben Polloshka

Cuneyd Ustaibo

Arsim Gollaku

Nazmi Kryeziu

Ky Bord është i përkohshëm, deri në konkursin që do të bëhet në bashkëpunim me Ambasadën britanike dhe shoqërinë civile.

Tash, me regjistrimin si NPL “Pallati i Rinisë” Sh. A., krijohet mundësia për hapjen e llogarisë bankare, arkëtimin e të hyrave, dhe si rrjedhojë - sigurimin e pagave për punëtorët.

Angazhimi ynë do të orientohet në stabilitetin financiar të ndërmarrjes, investimet dhe rimëkëmbjen e këtij pallati, , thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.