Arbëri

Ujësjellësi “Prishtina” thirrje të paguhen faturat ose në të kundërtën përballeni me shkyçje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga muaji janar 2018, ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Siç njofton përmes një komunikate, me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Ndëshkimi vlen pë secilin konsumatorë, shtëpiak e institucional / komercial. Përveç aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinj, KRU,,Prishtina,, po merret edhe me procesimin e lëndëve te Përmbaruesit Privat”, thuhet në njoftim.

Brenda 10 muajve, janë realizuar mbi 1200 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit.

“Veç në muajin tetor 2018 janë shkyçë 91 konsumatorë. Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth”, thuhet në njoftimin e tyre.

KRU ”Prishtina”fton konsumatorët që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet.

“Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët, në të kundërtën, lëndët e tyre do të procesohen te Përmbaruesit Privat”, thuhet tutje.

Kompania njofton se duke filluar nga muaji shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do t’iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

“Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë për fokus konsumatorin me të gjitha përfitimet dhe rreziqet pa asnjë diskriminim, ku të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim human dhe çasje në shërbim. KRU,,Prishtina,, sh.a. për shkak të sigurimit të shërbimeve cilësore të ujit të pijshëm në pajtim me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfshirë furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 h pa ndërprerë, kërkon nga të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit / amvisëri, institucione e biznese që të jenë të rregullt në pagesat e tyre për shërbime të ujit dhe kanalizimit, sepse vetëm në këtë mënyrë është i mundur sigurimi i vetqëndrueshmërisë financiare, kur dihet që ne si institucion, për t,u siguruar qytetarëve ujë të mjaftueshëm jemi duke e paguar kredinë prej 20 milion euro që e kemi marrë nga Banka Gjermane për Zhvillim”, përfundon njoftimi.