Arbëri

Pallati i Rinisë dhe i Sporteve i është kthyer komunës së Prishtinës bashkë me borxhet

Pallati i Rinisë dhe i Sporteve nga muaji shtator është kthyer në menaxhim të Komunës së Prishtinës. Por, përveç problemeve të tjera komuna trashëgoi edhe borxhe të mëdha nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Borxhet më të mëdha janë për energji elektrike dhe ujë. Bizneset që veprojnë në këtë objekt ankohen se pa fajin e tyre shpesh po mbeten pa ujë dhe rrymë. Ata shpresojnë se Komuna e Prishtinës do të angazhohet për zgjidhjen e këtyre problemeve.

e bizneseve që veprojnë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë ankohen për kushte të vështira. Ata thonë se mungesa e rrymës, ujit dhe papastërtia e madhe po ndikon negativisht edhe te bizneset e tyre.

Ilir Dugolli, ushtruesi i detyrës së drejtorit në Pallatin e Rinisë, i tha Radio Kosovës së tashmë edhe zyrtarisht Pallati ka kaluar ne kompetencë të Komunës së Prishtinës, dhe pret që bashkërisht me komunën t’i zgjidhin problemet me borxhin.

Do ta gjejmë formën për ta realizuar borxhin ndaj KEDS-it, ujësjellësit dhe të gjitha ato çfarë i kemi obligim. Ka mundësi reale të dilet nga kjo situatë.

Adonis Tahiri, zëdhënës në Komunën e Prishtinës, tha se komuna është në konsultim me Komisionin Evropian dhe disa organizata të tjera buxhetore, në mënyrë që të investojmë në Pallatin e Rinisë.

Do të fillojmë investimet më Pallatin e Rinisë, fillimisht ta rinovojmë sallën e djegur dhe ta përfundojmë projektin e pallatit të rinisë.

Punëtorët që punojnë ne Pallatin e Rinisë në Prishtinë që dy muaj nuk i kanë marrë pagat e tyre.