Çelaj i reagon Ahmetit: “1 prilli është vetëm një ditë e jo një muaj” Foto: Koha

Çelaj i reagon Ahmetit: “1 prilli është vetëm një ditë e jo një muaj”

18 prill 2017 12:49

Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Lirak Çelaj, ka reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Shpend Ahemti, duke ia kujtuar këtij të fundit se “1 prilli është vetëm një ditë e jo një muaj”.

Ai në postimin e tij përmes rrjetit social Facebook, alarmonte se Lirak Çelaj dhe Agim Gashi “kanë shfrytëzuar ditën e dëshmorëve për të tentuar të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban dhe se punëtorët e Trafikut nuk kanë lejuar që të dy të hyjnë në ndërmarrje...”.

Lexoni edhe: 

Ahmeti: Çelaj dhe Gashi tentuan të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban

Ky është postimi i Çelajt përmes Facebook:

O Shpend Ahmeti 1 prilli eshte vetem nje dite e jo nje muaj. Sot te njejten kohe kemi qene ne homazhe per Diten e Deshmoreve, nuk kam mundur te jem ne te njejten kohe ne dy vende.

Sepaku sot kursej qytetaret e Prishtines nga te pavertetat tua, - shkruan ai në postimin e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme