Nga djegia e kontejnerëve në lagjen “Dardania”, digjen edhe disa vetura

Nga djegia e kontejnerëve në lagjen “Dardania”, digjen edhe disa vetura

21 shkurt 2017 08:19

Një zjarr i madh është përhapur në lagjen “Dardania” në kryeqytet, te vendi i njohur si restorant “Dubrovniku”.

Në një video të dërguar nga një lexues i Koha.net, banor i lagjes, shihen pasojat nga djegia e kontejnerëve nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

Nga pamjet e videos duket se zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur gjatë natës edhe veturat e banorëve të cilat ishin parkuar aty pranë.

Pas një kohe kanë arritur zjarrfikësit të cilat pastaj kanë shuar zjarrin e madh.

Image


Kontejneri në zjarr by kohanet
Fikja e zjarrit by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme