Sot shënohet Dita e dëshmoreve të Komunës së Prishtinës.
Për shënimin e kësaj dite, Komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete për të nderuar dëshmorët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktivitetet fillojnë me homazhe tek varret e dëshmorëve në ‘Velani’, për të vazhduar me homazhe te përmendorja e Zahir Pajazitit dhe shtatorja e Skënderbeut. Po ashtu do të bëhen homazhe tek varret e të gjithë të rënëve në Komunën e Prishtinës.
Gjatë ditës do të ketë edhe një aktivitet humanitar për dhurimin e gjakut, po ashtu organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe një akademi përkujtimore për dëshmorët.