Arbëri

Zyrtarisht një rrugë në kryeqytet merr emrin “Arbënor dhe Astrit Dehari”

Në dy vjetorin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari është vendosur tabela me emrin e rrugës Arbënor e Astrit Dehari.

Egzon Azemi nga Vetëvendosje ka thënë se sot janë shënuar 24 muaj heshtje institucionale.

“Për t'i humbur provat dhe dëshmitarët e rastit pak javë më vonë personi që e pa i pari të vrarë Astrit Deharin u transferua nga burgu i Prizrenit në atë të Lipjanit dhe aty u informua edhe një vdekje në burg pra edhe dëshmitari i këtij rasti u vra", ka deklaruar Azemi, përcjell Koha Ditore.

Sipas tij, këto veprime dëshmojnë se kjo vrasje është e inskenuar.

Azemi theksoi se persona si Astriti nuk harrohen kurrë.

"Personat e tillë dhe të rrallë si ai jetojnë gjithmonë. Ai angazhohej për barazi punonte heshturazi e me pak fjalë. Ai është i pakrahasueshëm", ka shtuar më tej ai.