Arbëri

Prishtina bëhet me hartë turistike, por kritikohet përmbajtja dhe pozicionimi i objekteve në të

Është zyra e parë informuese për turistë e hapur nga Komuna e Prishtinës.

Ndonëse e vogël, kiosku turistik nuk ka informata të shumta. Së fundmi, ai është pajisur me një hartë me pikat turistike.

Për të huajt që kanë jetuar në Prishtinë, harta dhe hapja e zyrës do të thonë shumë, raporton “038” në KTV.

“Shumë mirë që është hapur kjo zyrë. Para 8 vjetësh, ne nuk kemi pasur ku të marrim informata për vendet që duhen vizituar. Prishtina është e mirë, por turistëve duhet t’u jepen informata edhe për Prizrenin, Novobërdën e zonën rurale që është shumë e bukur”, thotë një turist i huaj në Prishtinë.

Por, harta e radhit si objektin e parë që duhet vizituar objektin e ish-Hotel unionit.

Këtë, drejtori i kulturës, Yll Rugova, e ka arsyetuar me faktin se është objekti më i vjetër në sheshin Skënderbeu, të cilin ai e ka quajtur kryesorin në qytet.

Por, harta është kritikuar nga ciceronët e muzeut etnologjik.

Harta përmban 87 lokacione që duhet vizituar, prej të cilave 28 janë monumente. Aty janë përfshirë edhe objekti i qeverisë e ai i KEDS-it.