Arbëri

Banorët e Matit 1 protestojnë para komunës së Prishtinës

Disa banorë të lagjes Mati 1 janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës, për shkak se podrumet e ndërtesës ku jetojnë janë vërshuar nga ujërat e zeza.

Banorët që jetojnë në rrugën B tek ndërtesat e Royalit, thonë se me këtë problem po përballen tashmë që një vit dhe për këtë e kanë njoftuar edhe komunën. Ndërsa kanë bërë të ditur që tashmë 10 ditë podrumet e tyre janë të mbushura me ujëra të zeza, raporton kp.

Përfaqësuesi i banorëve, Musa Gashi, ka thënë se gjithmonë kur ka reshje podrumet e tyre përfundojnë në atë gjendje por që sipas tij këtë herë thellësia ka shkuar në 1 metër.

Deri më tani askush nga zyrtarë të komunës së Prishtinës nuk ka dal që t’i takojë.