Arbëri

Testimi i shpeshtë i alarmit në Prishtinë huton qytetarët

Tingulli i testimit të alarmit dëgjohet dy herë në muaj në kryeqytet.

Ky alarm, që zgjat dy herë nga 30 sekonda, shpeshherë i huton qytetarët.

Disa nga ta thonë se po të ndodhte ndonjë fatkeqësi do të mendonin se është testim pasi që tingujt alarmues po testohen shpesh, raporton “038” i KTV-së.

Shefi i sektorit të emergjencave në Komunën e Prishtinës, Ibush Kelmendi, thotë se testimi bëhet çdo fillim muaji, ashtu siç parashihet me rregulloren 18/2013, ndërsa para çdo testimi, ata lëshojnë njoftim.

Ai pranon se ka qytetarë të hutuar që thërrasin pas testimit të alarmit.

Në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë thonë se institucionet përkatëse duhet të bëjnë fushata informuese, në mënyrë që të mos krijohet huti te qytetarët.