Arbëri

​Rrugë e re në lagjen Kalabria

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës ka thënë se shumë shpejt do të fillojë ndërtimin e rrugës së re në lagjen Kalabria, rrugë kjo drejt dy objekteve të rëndësishme që do të ndërtohen në këtë lagje.

“Përmes kësaj rruge, objekti për fëmijët me Down Syndrome dhe ata me Autizëm që do të ndërtohet nga TIKA, si dhe çerdhja e re e lagjes që do të ndërtohet nga Komisioni Evropian, do të kenë qasje në rrugën kryesore afër stacionit të autobusëve”, thuhet në njoftimin e Komunës.