Arbëri

Shëtitja e qenve në oborrin e shkollës në kryeqytet ndesh pronarët me banorët e zonës

Iniciativa e komunitetit për mbrojtjen e kafshëve, që në orët e pasdites së vonshme t`i shëtisin qentë në oborrin e shkollës fillore “Ismail Qemali” në “Kodër të Diellit”, ka përplasur pronarët me drejtuesit e shkollës, si dhe banorët e kësaj zone.

Në një situatë të tillë të tria palët po kërkojnë nga Komuna gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësues të komunitetit të pronarëve të qenve kanë thënë se po i shëtisin qentë aty, ngase nuk e kanë asnjë vend të dedikuar për ta. Komuna e Prishtinës u ka premtuar ndërtimin e dy parqeve për qentë, por ka mbetur vetëm premtim.

Nora Ahmetaj, përfaqësuese e organizatës për mbrojtjen e kafshëve “United for Animals”, ka thënë se para disa muajsh një grup i aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve kanë mbajtur një takim me disa zyrtarë të Komunës, ku është diskutuar në lidhje me nevojën që të ndërtohen parqe për qentë më pronar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)