Lokalet 2021

AAK-ja në Obiliq synon sigurim të banimit për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Obiliqit, Xhelal Krasniqi, ka thënë se në programin e tij ka sigurimin e banimit të kategorive të dala nga lufta.

Krasniqi ka thënë se ky është një nga prioritet, ndërsa ka thënë po shtu do të rregullohet edhe çështja e ujit të pijshëm, pasi rreth 16 për qind e qytetarëve të Obiliqit, sipas tij nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

“Synimi kryesor i Aleancës është që kategorive të dala nga lufta t’u sigurohet banimi. 22 vjet pas luftës, kategoritë e dala nga lufta nuk kanë zgjidhje banimi. Do të bëhet, pasi unë isha pjesëmarrës në bartjen e banesave, ose ndihmova në alokimin ose bartjen nga Ministria në Komunë. Janë 82 banesa në Obiliq, me të cilat është dashur t’u bëhet zgjidhje edhe kategorive të dala nga Lufta. Është marrë vendimi nga Komisioni, por ende kategoritë e dala nga lufta nuk kanë marrë këtë të drejtë banimi. Më pas është punësimi meritor, të zbatohet me përpikëri Ligji për Obiliqin. Brezi i gjelbër përgjatë termocentraleve, Drejtori për përkrahje të bizneseve të startupeve, idetë e qytetarëve për biznes të promovohen e avancohen nga kjo Drejtori. Çerdhe në Milloshevë, pastaj është trotuari në Breznicë. Është premtuar në dy palë zgjedhje e ende nuk ekziston. Gjitha lokalitetet të kenë ujë të pijshëm. Diku 16 për qind e qytetarëve të Komunës së Obiliqit nuk kanë ujë të pijshëm”, ka thënë Krasniqi në “Zgjedhjet në KOHË” – Debati për Obiliq.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor.