Lifestyle

Mbipesha rrit edhe rrezikun drejt vdekjes

Të rriturit të cilët janë në mbipeshë, janë më të rrezikuarit nga sëmundjet në zemër, kanceri dhe shumë sëmundje tjera, shkruan Tucson, transmeton Koha.net.

Studimet e fundit tregojnë se rreziku për sulm në zemër, apo edhe rreziku drejt vdekjes, rritet në proporcion me sasinë e peshës së tepërt që e fitoni, kjo kryesisht nga të ushqyerit e pakontrolluar.

Andrew Stokes, asistent profesor në Universitetin e Shëndetit Publik në Boston, ka konstatuar se njerëzit me mbipeshë kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga çfarëdolloj sëmundje se sa njerëzit me peshë normale.

Gjithashtu, kanë tre herë më shumë gjasa të vdesin nga sulmi në zemër, dhe 50% më shumë gjasa të vdesin nga kanceri.

Në anën tjetër, doktor Scott Kahan, njëherazi drejtor në Qendrën Kombëtare për Peshë dhe Shëndet në Washington, tha se obeziteti bën që edhe stresi të rritet tek ata persona, madje edhe trupi të prodhojë kimikate të dëmshme inflamatore.

Kahan thotë se humbja e peshës, kryesisht tek të rinjtë, largon një numër të madh sëmundjesh të cilët ata as nuk mund ta mendojnë se mund të preken.

Andaj, kërkohet të rritet vetëdijesimi tek të gjithë personat me mbipeshë, e kryesisht tek të rinjtë.