Lifestyle

Kafeina mund t’i ndihmojë njerëzit me probleme të zemrës

Hulumtimi i ri ka treguar se njerëzit që pinë kafe dhe çaj kanë rrezik më të ulët prej aritmisë së zemrës dhe se këto pije të popullarizuara mund të përdoren nga njerëzit me probleme të zemrës.

Hulumtimi ka treguar se konsumi i pijeve si kafja dhe çaji, të cilat përmbajnë kafeinë, e zvogëlojnë rrezikun e aritmisë, ose ritmit abnormal të zemrës.

Megjithatë, shkencëtarët kanë paralajmëruar se personat që tashmë kanë probleme me zemrën nuk duhet t’i konsumojnë pijet që përmbajnë nivele të larta të kafeinës. Aritmia çon në një ritëm të përshpejtuar, të ngadalësuar ose të çrregullt. Shumë mjekë i këshillojnë pacientët me aritmi atriale dhe ventrikulare, transmeton koha.net.

"Populli beson se kafeina është shkaktare për problemet me ritme të zemrës. Ne kemi konstatuar se nuk është kështu," tha dr. Peter Kistler nga spitali Alfred në Australi.

Hulumtuesit i analizuan 11 studime të mëdha ndërkombëtare ku përfshiheshin rreth 360,000 persona dhe konstatuan se kafeina nuk kishte efekt në aritminë ventrikulare.

Analizat kanë treguar se konsumi i deri në 300 miligramëve kafeinë në ditë është i sigurt për pacientët me aritmi. Kjo sasi është e barabartë me tre filxhanë kafe.

"Pijet me kafeinë si kafja dhe çaji mund të kenë efekt të qëndrueshëm kundër aritmisë. Pacientët të cilët rregullisht konsumojnë kafe dhe çaj në sasi normale kanë rrezik më të ulët të problemeve me ritmin e zemrës dhe mundësi të një jete më të gjatë", shtuan shkencëtarët.