Ushqimi djegës e zgjat jetën dhe ka ndikim pozitiv në shëndet

Ushqimi djegës e zgjat jetën dhe ka ndikim pozitiv në shëndet

19 shkurt 2017 09:45

Lajm i mirë për adhuruesit e ushqimit me erëza (djegës).

Hulumtuesit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Vermontit e kanë zbuluar një lidhje midis jetëgjatësisë dhe konsumit të ushqimit djegës.

Pas monitorimit shumëvjeçar të shprehive të 16.000 amerikanëve studiuesit dolën me rezultate që tregojnë se tek ata që konsumuan çdo ditë ushqime djegës u reduktua vdekshmëria e përgjithshme me 14 për qind.

Përveçse ndihmon me jetëgjatësinë, hulumtuesit theksojnë se ushqimi djegës e pengon trashjen, transmeton Koha.net. Ai gjithashtu ka efekt pozitiv në shëndet, sepse kapsaicina, agjenti aktiv i cili gjendet tek piperi i kuq chilli, ka veprim antioksidues dhe antiinflamator.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se erëzat, sidomos komponentët e tyre bioaktivë, e kanë një efekt pozitiv në trupin e njeriut.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme