Lifestyle

Udhërrëfyesi i vogël për blerje të këpucëve

Këpucët janë detaj i përkryer i modës i cili domosdo na shkakton dhimbje koke: ose nuk na pëlqen oferta, ose nuk ka numër, ose këpucët të cilat dje përshtateshin shumë mirë sot na shtrëngojnë këmbën.

Ku gabojmë?

Shkoni për të blerë pas drekës: më lehtë do të gjeni kallëpin i cili me të vërtetë ju përshtatet nëse shkoni për të blerë pasdite, sepse këmbët kanë tendencën që “të zgjerohen” me kalimin e ditës, transmeton koha.net.

Sigurohuni që këpucët janë të rehatshme që nga fillimi: Pavarësisht çka ju thotë shitësi, nuk ka mundësi që këpucët shumë të ngushta “të lëshohen apo shlirohen nga mbathja” .

Testojini/provojini: Shëtisni nëpër dyqan dhe gjithsesi ecni mbi tepih dhe pllaka që të mos bëheni akrobat kur më së paku keni nevojë.

Mos u bëni rob të madhësisë/numrit: Përqendrohuni në atë që këpucët ju përshtaten, dhe jo që numri të jetë i njëjti sikur kur keni qenë në shkollë të mesme. Njoftoni harkun e shputës së këmbës. Nëse është shumë i shtrembëruar, këpucët duhet të kenë shollë elastike për të absorbuar goditjet gjatë ecjes. Shputat e rrafshëta kërkojnë shollë më të fortë me mbështetje të fortë.

Fleksibiliteti është çelësi: Përcaktohuni më mirë për lëkurë fleksibile apo shollë të gomës në vend të këpucëve të forta dhe të rënda të cilat nuk do t’i lejojnë këmbët tuaja të lëvizin natyrshëm derisa ecni.

Pengimi në skaje: Gjithmonë provoni këpucët me pantallona apo fustan të gjatë me të cilat planifikoni t’i vishni.

Zgjidhni taken e duhur: Nëse do të jeni në këmbë më gjatë se disa orë, zgjidhni takën apo platformën më të trashë, dhe do ta zvogëloni pak dhembjen.

{gallery}