Lifestyle

Shumica e të pasurve në botë presin ta përjetojnë të njëqindtën

Descriptive Text

Më shumë se gjysma e njerëzve të pasur në botë presin ta përjetojnë të njëqindtën dhe pothuajse dy të tretat e tyre planifikojnë të punojnë më gjatë për ta siguruar një pleqëri të rehatshme, ka treguar studimi.

Kompania UBS Investor Watch, e cila i monitoron më shumë se 5.000 persona në botë me pasuri prej të paktën një milion dollarësh, zbuloi se 90% e tyre e përshtatë konsumin e tyre me këtë jetëgjatësi të pritur dhe në afat të gjatë investon për ta siguruar sa më mirë një jetë të lehtë në pleqëri, transmeton Koha.net.

“Përjetimi i të njëqindtave deri para pak kohësh dukej absurd. Por kjo është në proces për t'u bërë normale”, pohon Nick Tucker nga UBS Wealth Management.

Në të njëjtën kohë, çdo i katërti i anketuar mesatar në Shtetet e Bashkuara dhe Britani thotë se nuk ndryshon asgjë në aspektin financiar, gjë që tregon në lëshime në planifikimin e pensionimit dhe atë në dy ekonomi të mëdha botërore derisa jetëgjatësia është në rritje, veçanërisht në mesin e të pasurve.

Tucker argumenton se njëqindvjeçarët e ardhshëm duhet ta planifikojnë një pensionim të gjatë 30 deri 40 vjet, që do të thotë ta krijojnë dhe ruajnë pasurinë pavarësisht nga të gjitha turbullirat e tregut dhe të vendosin se si ta ndajnë në mënyrë sa më efektive pasurinë e tyre me trashëgimtarët.

Shanset për një jetë më të gjatë dhe lënia e një trashëgimie më të vogël pasardhësve i brengos 35% të të anketuarve, sipas UBS, ndërsa 62% thonë se planifikojnë që gjatë jetës t’u japin më shumë pasuri trashëgimtarëve të tyre.

“Nga momenti kur vdisni ka të ngjarë që edhe fëmijët tuaj do të jenë në të dyzetat e tyre, pesëdhjetat apo edhe gjashtëdhjetat. Pasuria në këtë pikë mund të mos jetë aq e nevojshme sa kur ata ishin më të rinj. Kjo është arsyeja se pse pasuria më herët u jepet të rinjve apo nipave dhe mbesave, e jo fëmijëve”, pohon Tucker.