Lifestyle

Si mbrojnë nga kanceri hudhra dhe qepa

Descriptive Text

Në disa dekadat e fundit një numër i madh studimesh kanë treguar se qepa dhe hudhra mund të ndihmojnë në parandalimin e të gjitha llojeve të kancerit. Testet laboratorike kanë treguar se qepa dhe hudhra përmbajnë antioksidantë të cilët e bllokojnë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të ADN-së, transmeton koha.net.

Konsumi i moderuar i qepës dhe hudhrës mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, mëlçisë, kancerit ovarian, të prostatës, gjirit, veshkave dhe lukthit. Studimet kanë treguar se sasia e rritur e qepës dhe hudhrës e reduktojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë për madje 56% dhe rrezikun nga kanceri i gjirit për 25%. Hudhra është dëshmuar efektive në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, veçanërisht kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.

Rezultatet e një studimi të madh të shkencëtarëve amerikanë treguan se një kokë hudhër në ditë është e mjaftueshme që rreziku i kancerit të zorrës së trashë të bie me 32%. Kontrollimi i rezultateve të një numri të madh studimesh ka treguar se 4 deri në 5 thelpinj hudhër në javë janë të mjaftueshme që rrezikun e kancerit të zorrës së trashë ta reduktoni me 31%, transmeton koha.net.

Qepën konsumojeni të papërpunuar, sepse me përpunim termik bie vlera e tyre ushqyese. Priteni atë dhe lëreni të qëndrojë për 15 deri 20 minuta. Në qoftë se nuk mund ta duroni shijen e hidhur të qepëve, ziejeni atë në një temperaturë mesatare për rreth 5 minuta. Nëse e shtoni qepën në gjellë dhe supa, atë shtojeni para fundit dhe zieni për 2 deri 3 minuta. Qepën mund ta piqni edhe në temperaturë prej 175°C për rreth 15 minuta. Studimet kanë treguar se kjo metodë e përgatitjes e rrit përqindjen e lëndëve ushqyese, apo e nxit lirimin e tyre.

Hudhra është gjithashtu e mirë të hahet e papërpunuar. Priteni atë dhe lëreni të qëndrojë për 10 deri në 20 minuta që t’i lirojë kompozimet shëruese. Nëse hudhrën e përpunoni termikisht, shtojeni atë në fund të përgatitjes së ushqimit dhe zieni për disa minuta.

Në ditë hani gjysmë filxhani qepë të copëtuara dhe 4-5 thelpinj hudhër në javë. Kjo do ta zvogëlojë rrezikun prej kancereve të ndryshme. Do ta zvogëloni rrezikun e obesitetit, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.