Djathi është i mirë për zemrën tuaj, pohojnë shkencëtarët

Djathi është i mirë për zemrën tuaj, pohojnë shkencëtarët

30 mars 2017 09:22

Nutricionistët shpesh sugjerojnë t’i shmangni produktet e qumështit, por hulumtuesit me këtë studim dëshmojnë se djathi është vërtet i dobishëm për shëndetin, transmeton koha.net.

Hulumtuesit në Universitetin e Kopenhagës në Danimarkë kanë kryer një studim në të cilin kanë hulumtuar se si ndikon konsumimi i djathit në shëndet. Studimi ka zgjatur 12 javë dhe në të morën pjesë 139 të rritur. Pjesëmarrësit ishin të ndarë në tre grupe.

Grupi i parë i konsumoi 80g djathë me sasi të lartë yndyre çdo ditë. Tjetri e konsumoi të njëjtën sasi të djathit me më pak yndyrë. Grupi i tretë i subjekteve nuk konsumoi djathë, por konsumoi 80g të produkteve të tjera të qumështit.

Rezultatet e hulumtimit treguan se ata që konsumuan djathë me përmbajtje të lartë të yndyrës, nuk e kishin të ngritur nivelin e kolesterinës së keqe, insulinës, sheqerit në gjak dhe triglicerideve. Gjithashtu nuk janë shënuar ndryshime në presionin e gjakut dhe perimetrin e belit.

Ajo që është veçanërisht e habitshme tek personat që kishin ngrënë djathëra me nivel të lartë të yndyrës janë ndryshimet shëndetësore pozitive. Nivelet e kolesterinës të mirë HDL u ngritën, me ç’rast studiuesit erdhën në përfundimin se djathi ndikon në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe metabolike, transmeton koha.net.

Studimet e reja kanë treguar se djathi mund të ndihmojë në balancimin e florës së zorrëve.

Megjithatë, djathi përmban sasi të larta të natriumit dhe yndyrës së ngopur, prandaj studiuesit sugjerojnë ta konsumoni atë me masë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme