Lifestyle

Djathi, gjalpi dhe ajka mund t’ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet e yndyrshme si djathi, gjalpi dhe ajka konsiderohen zakonisht si disa nga fajtorët për sëmundjet e zemrës. Megjithatë, rezultatet e studimit të ri tregojnë se dieta e pasur me yndyra të ngopura mund të sjellë përfitime të konsiderueshme shëndetësore, transmeton koha.net.

Yndyrat natyrale në ushqim, me një sasi të kufizuar të karbohidrateve, nuk shkaktojnë rritje të kolesterolit të dëmshëm, konstatuan shkencëtarët nga Universiteti Bergen në Norvegji.

Dr. Simon Dankel tha se trupi i njeriut mund të funksionojë në mënyrë të përkryer me yndyrat si një burim kryesor i energjisë.

Studimi i përfshiu 40 meshkuj të trashë të cilët ishin në dieta të ndryshme.

"Disa konsumuan ajkë dhe gjalpë, ndërsa të tjerët konsumuan vaj kokosi. Në dietë nuk u përfshinë yndyrat e procesuara të cilat gjenden në ushqime të shpejta dhe messhujtat. Të gjithë hëngrën shumë fruta, ndërsa askush nga pjesëmarrësit nuk konsumoi më shumë se 2.100 kalori në ditë. Deri në fund të studimit të dy grupet e kishin humbur një mesatare prej 12 kilogramësh, ku shumica ishin ind dhjamor, gjë që e reduktoi rrezikun e tensionit të lartë dhe diabetit," tha dr. Dankel.

Dankel thekson se në ushqimet e shumta të popullarizuara në disa vitet e fundit janë reduktuar nivelet e yndyrës, ndërsa ato i kanë zëvendësuar me sheqer, transmeton koha.net,

Ushqimet si gjalpi, mishi, karbohidratet dhe yndyrat integrale të cilat gjenden në vajin e ullirit dhe në peshk mund ta zvogëlojnë rrezikun prej sëmundjeve të zemrës.