Lifestyle

Panxhari ndihmonë në luftimin kundër Alzheimerit

Një përbërje në panxhar parandalon akumulimin e pllakave të dëmshme të proteinave në tru.

Betanin është një përbërje që i jep panxharit ngjyrën e saj të kuqe. Gjetjet mund të inkurajojnë prodhimin e barërave që luajnë rolin e betanin.

Autori i studimit, Li June Ming nga Universiteti i Floridës Jugore ka thënë të dhënat e studimit sugjerojnë se betanin, një përbërës në ekstraktin e panxharit, tregon disa premtime si një frenues i reaksioneve të caktuara kimike në tru që janë të përfshira në progresin e sëmundjes Alzheimer.

"Ky është vetëm një hap i parë, por ne shpresojmë që gjetjet tona do të inkurajojnë shkencëtarë të tjerë që të kërkojnë struktura të ngjashme me betanin që mund të përdoren për sintetizimin e barnave që mund ta bëjnë jetën paksa më të lehtë për ata që vuajnë nga kjo sëmundje", ka thënë ai, transmeton KosovaPress.

Sëmundja e Alzheimerit prek rreth 5.5 milionë njerëz në SHBA dhe 850,000 në Britani të Madhe. Shumica e të sëmurëve jetojnë vetëm tetë deri në 10 vjet pas diagnozës së tyre.

Sëmundjet e demencës, prej të cilave Alzheimer është forma më e zakonshme e çrregullimit, pritet të trefishohen në nivel global deri në vitin 2050.