Lifestyle

Ngjyrat fluoreshente, nuancat e pranverës

Ngjyrat fluoreshente, përveç atyre pastel, do të mbizotërojnë në garderobë për pranverë-verë 2018, shkruan Grazia, transmeton ATSH.

Këtë vit, markat e modës së lartë nga Stella McCartney tek Fendi duke kaluar tek Versace, i kanë shtuar koleksioneve të tyre nuancat e të verdhës, të gjelbrës, portokallisë dhe blusë elektrike.

Ngjyra e trëndafilit imponohet në garderobën e re në mënyrë mbizotëruese dhe pikturon veshjet me ngjyra si pardesytë, sandalet dhe aksesorët e vegjël. Por si t’i kombinoni të gjitha këto ngjyra ultra të ndritshme?

Sekreti është që ti veshim në doza të vogla dhe një nga një. Për ndjekëset e modës, mënyra më e mirë është që të përqendrohen në një veshje të viteve 80-të duke kombinuar veshjet flu me xhinse me bel të lartë, xhaketa lëkure dhe atlete.

Për ta bërë më të lehtë për ju, ne kemi përzgjedhur pjesët kyçe më fluoreshente dhe tërheqëse për pranverën.

{gallery}