Lifestyle

A janë të rrezikshme radiografitë e dhëmbëve

Descriptive Text

Radiografitë panoramike të dhëmbëve që tashmë janë kthyer në rutinë, mund të shtojnë shumë rrezikun e sëmundjeve të tiroides dhe shfaqjen e disa tumoreve.

Sipas ekspertëve, rrezet e aparaturave nuk janë të njëjta dhe jo gjithnjë janë të nevojshme për çdo problem.

Ata thonë se ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të radiografive të dhëmbëve është i dëmshëm.

Sasia e rrezeve që në marrim nga një radiografi apo skaner janë të barabarta me ato që marrim në një vit nga burime të tjera në jetën e përditshme, transmeton ksp.

Për këtë arsye mjekët këshillojnë që këto lloj kontrollesh të mos jenë të shpeshta dhe të kryhen vetëm kur të jenë të domosdoshme.