Lifestyle

Arsyet pse duhet ta keni një biçikletë

Descriptive Text

Janë pesë arsye pse ju duhet të keni një biçikletë.

Por së pari duhet ta dini se ka më shumë se një miliard biçikleta në botë. Arsye pse ka kaq shumë biçikleta, është se përveçse janë të shëndetshme, janë ekonomike dhe ekologjike.

Arsyet pse duhet ta keni një biçikletë:

Është e shëndetshme për trupin

Ajo stimulon punën e sistemit kardiovaskular, përmirëson gjendjen e zemrës dhe është gjithashtu e dobishme për djegien e kalorive. Pra çdo ditë ju do të punoni në linjat e trupit tuaj, pa shkuar në palestër.

E shëndetshme për mendjen

Kur ngisni një biçikletë, është provuar se redukton stresin, duke ju ndihmuar të ndjeheni të relaksuar dhe të zbrisni nga ajo të lumtur.

E shëndetshme për mjedisin

Vendet anembanë botës po përpiqen të zvogëlojnë emetimet e gazrave të dëmshëm të liruar nga makinat dhe një biçikletë është mjeti më i shkëlqyeshëm për ta luftuar ndotjen.

Është praktike

Komunikacioni i bllokuar i bënë shumë shoferë të humbasin nervat, por kjo nuk do të thotë asgjë për çiklistët, pasi mund të lëvizin pa pritur në kolonë.

Është e “shëndetshme” për portofolin

Makinat me karburante “gëlltisin” portofolin dhe nëse dëshirojmë që të kemi udhëtim të lirë, biçikleta është zgjedhja e duhur, transmeton KosovaPress.