Lifestyle

Si ndikojnë emocionet e të tjerëve në shqisën tonë të nuhatjes

Descriptive Text

Një hulumtim i ri zbulon se shprehja emocionale në fytyrat e njerëzve të tjerë mund të ndikojë në atë nëse po e përjetojmë aromën pozitivisht apo negativisht.

Nuk varet vetëm nga hunda nëse diçka mban aromë të mirë apo të keqe.

Shprehjet emocionale në fytyrat e të tjerëve mund të ndikojnë në atë se sa pozitivisht ose negativisht e përjetojmë ndonjë aromë. Baza e këtij efekti është aktiviteti në zonën e trurit, që lidhet me aromën dhe aktivizohet edhe para se ta ndjejmë aromën. Këtë e zbuluan neuropsikologët në universitetin Ruhr-Bochum. Zbulimet e tyre ata i publikuan në revistën Scientific Reports. "Kur shohim që dikush e bën shprehjen e fytyrës për shkak të aromës kutërbuese, e cila u ka hyrë në hundë, e njëjta aromë është e pakëndshme edhe për ne", tha dr. Patrick Shulze, njëri nga autorët, transmeton koha.net.

E njëjta aromë gjithmonë kundërmon ndryshe

Ekipi hulumtues i mbledhur rreth dr. Patrick Shulze, dr. Anne-Kathrin Bestgen dhe prof. dr. Boris Suchan hulumtuan nëpërmjet rezonancës magnetike funksionale (fMRI) se si e proceson truri kombinimin e informacionit emocional dhe aromës. Pjesëmarrësit shikuan imazhe të personave me shprehje të lumtur, neutrale ose të neveritur të fytyrës. Pas kësaj ata e vlerësuan një nga 12 aromat.

Fotografitë me shprehjet e fytyrës ndikuan në mënyrën se si e përjetuan aromën. Pjesëmarrësit e vlerësuan valencën e aromës si më të lartë kur e panë së pari fytyrën e këndshme, dhe e vlerësuan valencën më të ulët kur para vlerësimit e panë shprehjen e fytyrës së neveritur. Kjo i referohet aromave si karamela dhe limoni, si dhe aromave të djersës ose hudhrës. Vetëm aroma e jashtëqitjes nuk mund të vlerësohej me shprehjen pozitive të fytyrës.

Pritjet ndikojnë në perceptimin

Për perceptime të ndryshme përgjegjëse është një pjesë e caktuar e trurit olfaktorik - piriformi (korteksi primar i nuhatjes – piriformal olfaktorik). Kjo zonë e trurit aktivizohet para se një person ta ndjejë aromën. Korteksi piriform e merr atë që e shohim dhe e krijon pritshmërinë e aromës së diçkaje. Kjo pritshmëri ndikon në përvojën e vërtetë të aromës. Të dhënat nga imazhet fMRI treguan se qelizat e korteksit piriform aktivizohen para se të paraqitet aroma në ajër.

Shkencëtarët në studimet e mëparshme gjithmonë i kanë prezantuar fotografitë dhe aromat në të njëjtën kohë. "Vetëm tani, kur e analizuan ndërveprimin e informacioneve nuhatëse dhe vizuale në kohë të ndara, mund të shohim se korteksi piriform aktivizohet para se ta ndjejmë aromën e diçkaje", shpjegoi Suchan në studim. Neuropsikologët hulumtimin e ardhshëm e planifikojnë për rolin e korteksit piriform në perceptimin e trupit. "Supozojmë edhe komponentin social", tha Suchan.