Lifestyle

Zbulohet “thesari i gjeneve” që rritin rrezikun nga kanceri i gjirit

Descriptive Text

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar 110 gjene, të cilat rritin rrezikun nga kanceri i gjirit, një kthesë e madhe që hap rrugë për trajtime të reja.

Studimi, i cili përfshin hetimin më të madh të kryer ndonjëherë në gjenetikën e kancerit të gjirit, ka përdorë teknika për të krijuar hartën e ADN-së së femrave.

Më herët, studiuesit kishin ditur vetëm për disa mutacione gjenetike që mund të rrisin rrezikun nga kanceri i gjirit.

Njëri më i njohuri prej tyre, gjeni BRCA i bartur nga Angelina Jolie, ishte zbuluar në Londër dhe Cambridge para më shumë se 20 vjetësh.

Tash ekipi nga Instituti për Kërkime të Kancerit në Londër, i cili ishte përfshirë në zbulimin e BRCA, ka gjetur edhe 110 gjene tjera që rritin rrezikun te femrat, transmeton KosovaPress.

Studiuesit, punimi i të cilëve është publikuar në revistën shkencore Natyre Communications, thotë se kjo do të ofrojë një rang të gjerë të caqeve të reja për zhvillimin e barnave.

Udhëheqësja e studimit, Olivia Fletcher, thotë se studimi përfshin zonat e rrezikut nga prekja e kancerit dhe përdoret për të parë gjenet specifike, të cilat duket të jenë të lidhura me sëmundjen.

Më shumë femra tash janë të diagnostifikuara me kancer të gjirit dhe gjetjet e fundit janë të rëndësishme për të parashikuar më saktë rrezikun nga kanceri dhe zhvillimin e trajtimeve të reja.

Ndryshe, mbi 55 mijë njerëz janë të diagnostifikuar me kancer të gjirit çdo vit në Britani të Madhe dhe një ndër tetë ferma preken nga sëmundja gjatë jetës.

Sëmundja mund të shkaktojë një sërë simptomash, por ajo e para që vërehet është zona me gunga që zhvillohet në qelizat e gjirit.

Shumica e gungave të gjirit nuk janë kanceroze, por është e rekomandueshme të bëhen vizita mjekësore.