Stresi është sëmundje ngjitëse, thonë shkencëtarët

Stresi është sëmundje ngjitëse, thonë shkencëtarët

13 mars 2018 13:29

Stresi juaj mund të prekë të tjerët, thonë studiuesit kanadezë.

Gjykimet sugjerojnë se personat e stresuar mund të ndryshojnë trurin tuaj në të njëjtën mënyrë sikur jeni të mbingarkuar në punë.

Shkencëtarët kanadezë i kanë quajtur rezultatet, të cilat janë nxjerrë nga eksperimentet në minj, si “të shquara”.

Ata sugjerojnë se gjetjet mund të dëshmojnë të vërtetën për njerëzit, të cilët shprehin stresin e tyre “pa qenë në dijeni rreth tij” , transmeton ksp.

Studiuesit nga Universiteti në Kalgari, të udhëhequr nga Toni-Lee Sterley, kanë studiuar efektet e stresit te çiftet e minjve.

Ata larguan njërin mi nga çifti dhe e ekspozuan ndaj stresit para se ta kthenin te partneri i tij. Ata ekzaminuan përgjigjet e qelizave specifike, neuroneve CRH, të cilat kontrollojnë përgjigjen e trurit ndaj stresit, në secili mi. Rrjetet e trurit të miut të stresuar dhe partnerit të tyre kishin ndryshuar në të njëjtën mënyrë, tregojnë testet.

“Neuronet CRH nga partneri, i cili nuk ishte i ekspozuar ndaj stresit, treguan ndryshime që ishin identike me ato që ne kemi matur te miu i stresuar”, tha Sterley.

Profesori Jaideep Brains, bashkautor i studimit, tha se ndryshimet e trurit të ndërlidhura me stresin tregojnë se stresi mund të jetë ngjitës, por ende janë të panjohura pasojat për trurin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme