Lifestyle

Shënohet Ditën Botërore të Veshkave

​Më 8 mars shënohet Dita Botërore e Veshkës, me ç’rast Shoqata e Nefrologëve të Kosovës do të organizojë një varg manifestimesh.

Pasi këtë vit dita botërore e veshkës korrespondon me ditën e gruas, manifestimet do të kenë për qëllim ruajtjen e shëndetit te femrat dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.

Në orën 10:00 në sheshin “Nëna Terezë” aktivistët e shoqatës do të shpërndajnë fletëpalosje me shumë udhëzime se si t'i mbrojmë veshkat dhe si t’i zbulojmë sa më herët sëmundjet e veshkave.

Po ashtu, do të ofrohet matja e sheqerit dhe matja e tensionit të gjakut për qytetarët, si dhe është përgatitur një test diturie për qytetarët në mënyrë që të dihet njohuria e përgjithshme lidhur me veshkat