Lifestyle

Si të ndalni dhimbjet e veshëve gjatë fluturimeve

Shumë udhëtarë përballen me dhembjen e veshëve gjatë fluturimeve me aeroplan, që shkaktohet si pasojë e rënies së presionit të ajrit në lartësi të mëdha.

Sun sqaron se zakonisht në veshë ka një flluskë ajri që ka presion të njëjtë sikurse edhe ajri i jashtëm, por kur ndodh ndryshimi i presionit të ajrit, atëherë personi ndien se si ajri shtyp timpanet e veshëve, transmeton Koha.net.

Gjatë fluturimit timpanet e veshëve lëvizin drejt sipërfaqes jashtë, që shkakton dhembje të fuqishme.

Të rriturit mund ta ndalin dhembjen në këtë mënyrë:

Hapni gojën si para gjumit dhe përtypuni sa më shumë të mundeni gjatë ngritjes dhe aterrimit. Mund të jetë sakëz, bonbone, ose ndonjë lëpirëse, shkruan portali australian, News.

Provoni t’i fryni hundët duke mbajtur gojën të mbyllur

Nëse vërtet keni mundime, mund të vendosni tapa në veshë

Para fluturimit përdorni dekongestant ose sprej nazal

Mënyra si ta zbutni dhembjen te fëmijët:

Provoni që fëmijën ta mbani në gjendje pa gjumë në mënyrë që të mund të hap gojë për gjumë dhe të përbihet

Nëse bëhet fjalë për bebe, jepni gji, ose jepni shishen biberonin

Nëse bëhet fjalë për fëmijë më të rritur, jepni një lëpirëse ose gotë me kashtërrojë

Bëhuni sikur po ju vjen gjumi duke hapur gojën, pavarësisht se njerëzit nuk e dijnë të gjithë se kjo është ngjitëse, ka mundësi që fëmija juaj të bëjë të njëtën gjë

- Nëse fëmija juaj është i ndijshëm, konsultohuni me mjekun për përdorimin e pikave për veshë

- Bën t’i kërkohet stjuardesës pak ujë të ngrohtë, dy peceta dhe dy gota. Vendosni pecetat e lagëta në gotë dhe pastaj në veshët e fëmijës. Avulli do të lirojë presionin e grumbulluar dhe kështu do të zvogëlojë dhembjen.

- Këshillohet që në ujin e ngrohtë të hedhni një pikë vaji pepermint.