Gripi mund të ndikojë në shëndetin e trurit

Gripi mund të ndikojë në shëndetin e trurit

06 mars 2018 08:10

Minjtë femra të infektuara me dy lloje të ndryshme të gripit shfaqin ndryshime në strukturën dhe funksionin e hipokampusit, të cilat vazhdojnë për një muaj pas infektimit, sipas hulumtimit të ri të publikuar në JNeurosci.

Megjithëse gripi konsiderohet të jetë sëmundje respiratore, në disa raste ai shoqërohet me simptoma neurologjike. Megjithatë, efektet afatgjata të gripit në tru nuk janë studiuar, transmeton Koha.net.

Martin Korte dhe kolegët e tij i kanë hulumtuar tri lloje të ndryshme të gripit (H1N1, H3N2, H7N7) në minj. Dy prej këtyre variacioneve, H3N2 dhe H7N7, shkaktuan dëmtime të memories që u shoqëruan me ndryshime strukturore në neuronet në hipokampus.

Infeksionet gjithashtu aktivizuan qeliza imune të trurit në këtë rajon për një periudhë të zgjatur dhe e ndryshuan shprehjen e gjeneve të implikuara në çrregullime përfshirë depresionin, autizmin dhe skizofreninë. Këto rezultate sugjerojnë se disa lloje të gripit mund ta përbëjnë një kërcënim për funksionimin e shëndoshë të trurit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme