Çaji çon në rritjen e kreativitetit

Çaji çon në rritjen e kreativitetit

05 mars 2018 19:57

Nëse shpesh pini çaj, ka shumë mundësi që të keni një imagjinatë shumë të harlisur, duke ju bërë një person më kreativ sesa njerëzit që e shmangin këtë pije të ngrohtë.

Një ekip psikologësh në Universitetin e Pekinit botuan rezultatet e hulumtimit që përfshinin 50 studentë në fillim të njëzetave.

Gjysma e numrit të përgjithshëm të studentëve që morën pjesë në hulumtim çdo ditë pinin nga një çaj të zi dhe pjesën tjetër lëngje të zakonshme.

Studentët që konsumonin çaj në baza ditore, vazhdimisht shënuan vlerësimet për kreativitet në të dyja testet.

Çaji përmban substanca që e relaksojnë trurin, andaj psikologët pretendojnë se njerëzit që pinë çaj përdorin të gjitha kapacitetet e tyre dhe janë më shumë krijues, transmeton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme