Lifestyle

Bananet shtensionojnë

Përveç se kanë shije të këndshmem, bananet përmbajnë shumë cilësi mjekuese dhe zbusin simptomat e shuamë sëmundjeve. Janë të pasura me materie ushqyese, vitamina A, B6 dhe C, e po ashtu përmbajnë fosfor, mangan, magnezium, kalium dhe acidin folnik.

Për arsye të sasisë së madhe të vitaminës B, ndikojnë mirë në sistemin nervor, thuhet në studimin që e transmeton Koha.net. Zbusin gjendjen depresive dhe kanë efekt shtensionues, meqë proteinat gjatë tretjes krijojnë serotoninën, hormonin e kënaqësisë. Lëvoren shumëkush e përdor për qetësimin e lëkurës pas therjeve ose iritimit.

Bananet e terura po ashtu janë jashtëzakonisht të dobishme meqë përshpejtojnë metabolizmin , prodhimin e hemoglobinës, rrisin forcën e muskujve dhe mënjanojnë opstipacionin. Gjatë tersjes humboin vetëm lëngun dhe një sasi të vogël të vitaminës A dhe C, porse materiet e tjera janë më të koncentruara sesa në bananet e njoma.