Lifestyle

Njerëzit që pinë ujë të gazuar mund të shtojnë kile të tepërta

Descriptive Text

Njerëzit që pinë ujë të gazuar mund të shtojnë kile të tepërta, tregon një studim i fundit.

Universiteti Birzeit në Palestinë ka kryer një eksperiment ku është vëzhguar karbonizimi për një periudhë gjashtë mujore.

Shkencëtarët ishin të interesuar të dinë nëse karbonizimi vetvetiu mund të ndikojë në shtimin e peshës.

Ata zhvilluan një eksperiment te 20 të rinj, të cilën pinë lloje të ndryshme të ujit, ujin e burimit, të gazuar, ujin e gazuar dietal, i cili përdoret në Amerikë dhe ujin e çezmës.

Personat që pinë ujë të gazuar dietal ose ujë të zakonshëm të gazuar shtuan peshë më shumë se sa ata që pinë ujë të pa gazuar.

Hulumtimi tregoi se shkaktar i trashjes ishte shtimi i prodhimit të grelinës, hormon peptid, i cili stimulon urinë, transmeton KosovaPress.