Të rinjtë e kërkojnë gjithnjë e më shumë pamjen e përsosur

Të rinjtë e kërkojnë gjithnjë e më shumë pamjen e përsosur

09 shkurt 2018 09:07

Shoqëria moderne dhe jetesa e shpejtë po lënë gjithnjë e më shumë pasoja negative, sidomos kur është fjala për të rinjtë të cilët gjithnjë e më shumë po e ndiejnë presionin se duhet të jenë të përkryer, qoftë edhe kur është fjala për pamjen fizike apo profesionin.

Shkencëtarët nga Universiteti i Bath dhe York St John në studimin e tyre zbuluan se gjatë 30 vjetëve të fundit numri i të rinjve të cilët janë të obsesionuar me pamjen fizike dhe dëshirën për përsosmëri është rritur me 30%, transmeton koha.net.

Studimi e mbuloi periudhën nga viti 1989 deri në vitin 2017. Ekspertët i analizuan të dhënat e marra nga 40.000 studentë në universitetet amerikane, britanike dhe kanadeze. Për 33% është rritur numri i të rinjve të cilët besojnë se rrethi i tyre kërkon shumë prej tyre dhe se njerëzit e tjerë janë shumë të ashpër me ta.

Arsyeja për këtë lloj të të menduarit, sipas shkencëtarëve, fshihet në ndikimin e ekonomisë neo-liberale. Neoliberalizmi e thekson individualizmin dhe i detyron të rinjtë të garojnë kundër njëri-tjetrit. Vjen deri tek rritja e presionit nga ana e prindërve dhe mjedisit që të regjistrohen në fakultetet më të mira dhe të gjejnë punë që paguhen mirë.

Si përgjigje ndaj këtyre presioneve, të rinjtë përpiqen të jenë më të përsosur, çfarë në veçanti e manifestojnë në rrjetet sociale.

Udhëheqësi i studimit dr. Tom Curran beson se të rinjtë përpiqen të gjejnë mënyra për t'u ballafaquar me pritjet e mëdha.

Për 10% është rritur numri i të rinjve të cilët janë tepër kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve, dhe atyre që e kanë zhvilluar një dëshirë irracionale për përsosmëri. Një mënyrë e tillë e të menduarit mund të çojë në depresion dhe madje edhe vetëvrasje.

Ekspertët apelojnë veçanërisht tek institucionet, siç janë shkollat dhe fakultetet, por edhe te të gjithë të tjerët që ndikojnë tek të rinjtë që të përpiqen ta ulin presionin në ta.

Në këtë mënyrë do të zvogëlohet edhe konkurrenca ndërmjet individëve dhe ndjenja se ata gjithmonë duhet të jenë të përsosur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme